Policia e Kosovës ka bërë të ditur s është arrestuar një person në Prishtinë kjo pasi e njëjta kishte tentuar të sulmojë babin e saj. Sipas Policisë, personi në fjalë kishte probleme psikike, transmeton KosovaPost.
Pavarësisht këtyre me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare ( me probleme psikike ) për shkak se kishte tentuar ta sulmoj, babanë e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kurse, një rast pothuajse i njëjte ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë. Ku, një femër kishte sulmuar fizikisht nënën e saj pas një mosmarrëveshje me të.
Pas intervenimit te policisë nënës së saj iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.