Policia e ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen në “Kalabri” në Prishtinë. I dyshuari të mërkurën vrau vjehrrin e tij me thikë.
“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, ka njoftuar policia.