Ish-drejtori i degës së Bankës Kombëtare Tregtare, I.A., është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi”, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Ai ia ka mundësuar tërheqjen e 95 mijë eurove nga llogaria bankare e një qytetari, shkruan KK.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A. – ish-drejtor i degës se BKT-së në Pejton – Prishtinë dhe Sh.B., – punëtor i autotaksit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.