Policia e Kosovës bën të ditur se mbrëm në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personit të dyshuar, G, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti ishte i dënuar me burgim, për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.


























