Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar maroken për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Në orën 05:00 të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një 22-vjeçar nga Maroku për vjedhje të rëndë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në flagrancë pasi që i njëjti me forcë ishte futur brenda një marketi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
“I dyshuari M. Z mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbështetur në të dhënat operativo-analitike të policisë, ky i dyshuar është i kategorizuar si recidivist i veprave të tilla kriminale.