Xhamia e fshatit Greme ndër monumentet më të vjetra të Ferizajt (VIDEO)

Xhamia e vjetër në fshatin Greme të Ferizajt është monument i trashëgimisë kulturore që i takon shekullit të XVII. Edhe përkundër viteve të shumta xhamia, i rezistoi peshës së kohës dhe dëmtimeve të kushteve atmosferike.

Ajo edhe më tej vazhdon të jetë pjesë e fshatit dhe banorëve të kësaj ane të cilët kujdesen për këtë monument.

Ky objekt kulti ndryshe njihet edhe si xhamia e Berishëve. Për rëndësinë e historikut dhe rolin e xhamisë  ka folur për RTK, historiani Ilir Bytyqi.

Xhamia është specifike  për nga stili i ndërtimi që paraqet një kombinim të veçantë të arkitekturës së vjetër të xhamive të ndërtuara dikur.

Arabeskat, janë dëshmi tjetër e këtij objekt kulti të cilat e përbëjnë dekorin e arkitekturës e cila dëshmon vjetërsinë e këtij monumenti me vlera për trashëgiminë kulturore. Xhamia edhe përkundër vjetërsisë vazhdon edhe më tej ta ruaj sitilin e vjetër të ndërtimit.

Dikur ky objekti kishte shërbyer për vite me radh si vend ku kryheshin ritet fetare.

Në ditët e sotme xhamia, është jashtë përdorimit, për shkak të kushteve jo të përshtatshme për besimtarët.

Restaurimi është bërë disa herë. Xhamia, ishte shfrytëzuar edhe për mësim gjatë fillim viteve te 90-ta, pas mbylljes së shkollave në vendin tonë.

Po ashtu, ky objekt kulti ka qenë strehë për shumë  luftëtarë  që kanë vepruar në këto anë përkatësisht në zonën operative të Nerodimes, në luftën e fundit të vitit 1998-99 ku ishte në shërbim të UÇK-së.

 

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika