Policia e Kosovës, stacioni policor në Klinë ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Pejë.
Personi i arrestuar në këtë rast dyshohet për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe.
Pas arrestimit i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubrave.
“Stacioni Policor nё Klinë, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë, për arrestimin e personit që ishte në kërkim me Urdhër arrest. Pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, dhe me datë 28.04.2021, i njëjti është arrestuar në fshatin Gllarevë-Klinë, personi i arrestuar ka kryer veprën penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e policisë.