Policia e Kosovës bëri të ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes sistemeve kompjuterike është qasur në një sistem online dhe në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitoj për vete dhe të tjerët pa mbulesë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 10:30.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një llap-top, dy shtëpiza të kompjuterit, një telefon i mençur, dy USB, dy monitorë dhe një orë dore e mençur.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.