Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar në rastin e plagosjes së dy personave në fshatin Bardhosh të Prishtinës, përcjell KosovaPost.
Tutje, në njoftimin e Policisë thuhet se personit të dyshuar, gjatë arrestimit, i është gjetur edhe një armë e zjarrit.
“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri, i cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, të ndodhur sot rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore, është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar”.
“Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.”
“Policia e Kosovës, me njësitë e saj relevante, është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e tyre.