Gjatë ditës së djeshme u arrestua një person në Prishtinë, pasi dyshohet pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar konduktorin e autobusit
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar konduktorin e autobusit viktimën mashkull kosovar, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.