Policia ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas serb, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Siç njofton PK, njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Rogoqicë 02.02.2021 – 11:10. Është shoqëruar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas Serbisë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.