Artisti dhe regjisori Sokol Plakolli, i njohur për grevat e tij të vazhdueshme nëpërmjet të cilave ka shprehur pakënaqësitë në lidhje me gjendjen në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do t’i drejtohet me anë të një letre, Ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku, shkruan Kosova Post.
“Ditët në vijim do të mundë të lexoni letrën e hapur përmes së cilës do të i bëjë Apel ministrit të Kulturës z. H. Çeku që të kthej sytë kah Teatri Kombëtar” – ka paralajmëruar Plakolli.
“Teatri Kombëtar i Kosovës nga viti 2019 është pa Drejtor të përgjithshëm dhe pa Drejtues Artistik.
Pezullimi pastaj zvarritja, kujtoi e pa arsyeshme e procesit të rekrutimit të udhëheqësit Artistik, është rast i cili meriton trajtim ligjorë. Nëse rekrutimi vazhdon të zvarritet apo anulohet për teke e interesa miskine, unë do të adresoi kallëzim penal dhe do të kërkoi hetim për rastin. Janë mbledhur fakte e materiale të mjaftueshme, që për rastin të adresohet kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Duke pasur parasysh se ministri emëron dhe mbikëqyrë punën e KD të TKK së. Këto fakte dhe materiale së pari do të i dorëzohen ministrit Çeku, ku përmes një letre të hapur do të informohet për të gjitha specifikat e rastit nga viti 2019” – ka shkruar ai ndër të tjera, duke i numëruar disa nga parregullsitë të cilat po e përcjellin këtë institutcion.
Plakolli po ashtu i ka lutur kolegët e tij nga Këshilli Drejtues, në mënyrë që ta marrin më seriozisht punën, raporton Kosova Post.
Ky është postimi i tij i plotë: