Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

    ‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit

    Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

    Mungesa të karburantit dhe radhë të gjata godasin qytetin Derby në Mbretërinë e Bashkuar

    Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

    Kosova e Kolumbia forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhen tri marrëveshje

    Analiza e DW: Lëkundjet e Vuçiqit në politikën e jashtme

    Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

    KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

As në projeksionin doktrinar e as në vizionin poetik të Naim Frashërit ‘shteti Bektashi’ nuk ekziston

13 Shkurt 2025, 14:39
në Kryesore, Lajme, OP / ED
As në projeksionin doktrinar e as në vizionin poetik të Naim Frashërit ‘shteti Bektashi’ nuk ekziston
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Milazim Krasniqi

I nxitur nga histeria politike e propagandistike e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe e kryegjyshit bektashi Edmond Brahimaj, iu riktheva pas shumë vitesh rileximit të “Fletore e bejktashinjet Vjersha të larta” të Naim Frashërit, të cilën mujsharët antishqiptarë dinë ta përdorin si referencë për idenë e formimit të një shteti bektashi.

Leximi i komenteve fillestare për bektashitë sërish më ishte bezdisës, shkaku i disa turbullirave doktrinare ndaj fakteve nga autori. Kështu, në fillim Naimi e kornizon besimin bektashi: “bektashitë besojnë Zotn’ e math e të vërtetë, Muhamet-Alinë, Hadixhenë e Fatimenë edhe Hasan e Hysen.” Vendosja në të njëjtin rrafsh akseologjik i Zotit me njerëzit, vetvetiu është bezdisës. Kjo nuk është e përligjur as si imagjinacion poetik. Me gjasë pasojat e këtij relativizimi të pozitës së Zotit duke e absolutizuar pozitën e njerëzve, paraqet tharmin e devijimit të doktrinës besimore bektashiane. Edhe fjalia “kanë gjith’At’ Alinë edhe mëmë Fatimenë”, e ka brenda vetes bezdinë e pasaktësisë në raport me vërtetësinë e Shpalljes Hyjnore, e cila na njofton për fillin e njerëzimit me Ademin dhe Havën.

Pas kësaj hyrjeje me këso konceptesh, Naimi e kalon shpjegimin e bektashizmit te aspektet morale, ku thekson se bektashitë e kanë devizë kryesore “ bëj mir e mos bëj keq”, pra, një normë e fortë morale. Më tutje Naimi pohon se “ bes’ e bektashive është një udhë e gjërë, që ka përpara dritë urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerësinë edhe gjith mirësitë.” Sipas Naimit nuk bëhet askush bektashi i vërtetë pa dituri, pa dedikim ndaj të vërtetës dhe pa prirjen drejt vëllazërisë.

Koncepte të tjera të doktrinës bektashiane, sipas autorit janë: gjithësia është vetë Perëndija, njeriu është mëkëmbës i Perëndisë. Ndërsa kur skicon aspekte të jetës shoqërore e të praktikave fetare, Naimi afirmon bashkëshortësinë, lirinë e gruas në veshje, lavdëron posaçërisht atdhetarët me këto fjalë: “ Po më shumë duan Mëmëdhenë dhe mëmdhetarët, që kjo është m’e mirë nga gjithë të miratë.” Pra, atdhetarizmi sipas Naimit rezulton të jetë më e mira nga vlerat e gjithë besimit bektashi.

Sikundër konfirmohet edhe në këtë vepër, atdheu i Naimit, si në tërë veprën e tij letrare, ishte Shqipëria, ndërsa atdhetarizmi parakupton dashurinë për Shqipërinë. Rrjedhimisht, në asnjë varg të Naim Frashërit nuk ka aluzione e as asociacione për ndonjë shtet bektashi, madje as imagjinar. Bektashizmi i Naimit ishte edhe një konceptim universal i besimit islam. Kjo shihet qartë edhe kur flet për funksionin dhe vlerat e njerëzve të futur në besim, për festat e obligimet fetare duke përfshirë edhe agjërimin e Ramazanit e kremtimin e Bajramit.

Konkludimi kryesor në “Fletore e Bektashinjet” nga Naimi është se nga prizma bektashiane duhet të punohet për Shqipërinë dhe për shqiptarët: “Bashkë me pleqësinë e me parësinë të bëjnë dashurin’ e vëllazërinë edhe njësin’ e miqësinë në mes të të gjithë shqiptarëvet, të mos ndahen njeri nga tjatri, të Krishter e Myslimanë të jenë tok, pa të venë gjithë punët mbroth e mbarë, të mos shahenetë sot Shqiptari, që ka qënë i lëvduar në gjithë botë gjithnjë.” Pra edhe në këtë vepër me konceptime doktrinar bektashian, apeli i Naim Frashërit është që shqiptarët të jenë unikë, të bashkuar. Sigurisht brenda frymës romantike e kombëtariste të kohës së tij, Naimi apelon që të punohet “për shpëtim të Shqipëris’ e të Shqipëtarit, për diturite e për qytetërit të Kombit e të Mëmëdheut, për gjuhën e vet dhe për gjithë mbrothësit’ e mbarësitë.” Sikundër shihet, termat qendror në këtë ligjërim janë: Shqipëria, shqiptarët dhe kombi, pra, një shtet kombëtar dhe një komb i bashkuar shqiptar.

Secili është i lirë ta lexojë, ta rilexojë e ta interpretojë veprën “Fletore e bektashinjet”, sipas aftësive e shijeve të veta. Por askush nuk do të mund të gjejë në këtë tekst arsyetim për largimin e bektashijve nga kombi shqiptar a për formimin e ndonjë shteti imagjinar bektashi. Këtë nuk mund ta thotë kurrë askush. Përveç gënjeshtarëve të pafytyrë, të cilët për interesat e tyre të ulëta tentojnë ta përlyejnë edhe figurën kombëtarisht të pastër të Naim Frashërit, po edhe të dy vëllezërve të tij zulmmëdhenj, Abdylit e Samiut. (Kjo tentativë sorosiane për falsifikimin dhe instrumentalizimin destruktiv të vlerave tona shqiptare, thjesht nuk kalon. As sot as kurrë.)

Sa u përket poezive që e pasojnë esenë mbi bektashizmin, ato janë në frymën e pasionit fetar e kombëtar të Naimit. Titujt e poezive: Besa, Perendija, Njeriu, Gjithësia, Të Mirëtë, Mirësia, Vdekja, Vetëdija, Ditë e Shënuarë dhe Falja, janë brenda konceptit fetar, filozofik e poetik të poetit tonë kombëtar, i cili realisht është edhe poet i përmasave europiane, po të shikohet brenda formacionit stilistik të romantizmit evropian.

Etiketat: Edi RamaMilazim KrasniqiShteti Bektashi
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Socialistët festojnë sot fitoren e mandatit të katërt, detajet

10 muaj më parë
“Më ka zënë be*laja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj se…

Rama ndan pamje nga Saranda: Magjike

Rama ndan pamje nga Saranda: Magjike

10 muaj më parë
VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën r*dikale të BDI-së

VLEN uron Kryeministrin Edi Rama: Sukses që meriton respekt

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH