3 skuadra nga Italia mund të bëjnë ofertë për të nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali në janar, shkruan KosovaPost.
“Bianconerët”(Juventus) po kërkojnë të nënshkruajnë me një sulmues për të përmirësuar sulmin e tyre për gjysmën e dytë të sezonit dhe ‘Tuttosport’ thotë se ata e shohin Aubameyang si një opsion të përballueshëm duke pasur parasysh problemet e tij të fundit në Arsenal.
Ndërkohë, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi po shikohet gjithashtu pasi ai dëshiron të largohet nga skuadra franceze.
Bardhezinjtë gjithashtu bënë një ofertë për Cavanin ditëve të fundit, por tani ata rrezikojnë të humbasin nga Barcelona, e cila është në kërkim të një zëvendësuesi për Sergio Agueron pas pensionimit të tij për arsye shëndetësore në fillim të kësaj jave.
Ndërkaq, interesim për sulmuesin e Arsenalit ka edhe nga klubet nga Milano, Inter dhe AC Milan.