Po vazhdojnë diskutime në Gjykatën Speciale në seancën ndaj krerëve të UÇK-së.
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper ka thënë se do të ishte shumë e rëndësishme që mbrojtja përveç transkriptave të intervistave të kishte edhe audio-incizimet apo video-incizimet e intervistave.
Mirëpo këtë kërkesë e trajtoi si të pabazë Prokuroria e Specializuar.
“Kjo është një çështje që nuk është ngritur inter-partes, dhe pa bërë të ditur bazën ligjore, apo është e pabazuar. Për të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve nuk ka incizime audio-vizuale. Nuk është preferim i duhur t’i referohemi Gjykatës Penale Ndërkombëtare në vitin 2010 për çështjen e materialit audio-vizual. Ne i kemi vënë mbrojtjes transkriptimet në shqip dhe anglisht. Bëhet fjalë për materiale të konsiderueshme. Çdo redaktim që është bërë në transkriptim duhet bërë edhe në incizim, dhe kjo nuk është e lehtë dhe do të kërkonte një softuer të specializuar, të cilin ZPS nuk e ka. Kjo vlen për të gjitha transkriptet, në mënyrë që të përdoren redaktimet standarde”, tha Prokurorja e Specializur.
E ndaj kësaj deklarate reagoi edhe avokati Hooper, i cili tha se duhet të evidentohet gabimet e mundshme në përkthim dhe transkriptim.
“Nuk jam dakord me Prokuroren, nuk kam asgjë kundër saj. Është mëse e logjikshme që nëse nuk ka video-incizim dëgjimor në dispozicion, apo nëse ka materiale të tilla, unë e di që nëse një fjalë është e përkthyer në gjuhë anglisht, ajo është thënë në shqip. Unë thjesht dua të kontrrolloj gjërat e rëndësishme dhe i kuptoj vështirësitë, por nëse do të na jepte mundësia që ta kontrollojmë audio, duhet të kontrollojmë përkthimet. Na duhet mundësia që t’i dëgjojmë vet, dhe t’i kontrollojmë këto materiale nga persona që marrin vesh anglisht”, tha Hooper.
Kjo kërkesë e avokatit të Thaçit u mbështet edhe nga avokatët e tjerë të krerëve të UÇK-së, shkruan lajmi.net. Prokurorja ndërkaq tha se intervistat në shqip nuk janë të përkthyera, dhe fjala origjinale është vendosur në dispozicion ashtu siç është thënë.