Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, Gregory Kehoe, ka thënë se kanë ndërmend që t’ia dorëzojnë Prokurorisë disa dosje për krimet që kanë kryer serbët në Kosovë, e që sipas tij, janë të shumta.
“Kemi ndërmend t’ia dorëzojmë prokurorisë disa dosje për krimet që kanë kryer serbët në Kosovë, e që janë të shumta. Mbase Prokuroria do të merret edhe me ato”, ka thënë Kehoe në konferencë pranë Dhomave të Specializuara, transmeton kk.
Nderkaq, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka shprehur qëndrimin e tij për rëndësinë e marrjes së autorizimit për publikim edhe të 400 dokumenteve të cilat siç u shpreh ai, kanë rol kyç në caktimin e trupit gjykues në këtë proces.