Türkiye mundi Gjeorgjinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen hapëse të Grupit F të kampionatit evropian të futbollit EURO 2024, raporton Anadolu, transmrton KosovaPost.
Një goditje e fuqishme nga Mert Müldür zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, duke i dhënë Türkiyes epërsinë në ndeshjen që u zhvillua në BVB Stadion të Dortmundit.
Kenan Yıldız shënoi dy minuta më vonë në përpjekje për të dyfishuar epërsinë, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Gjeorgjia barazoi rezultatin kur Georges Mikautadze shënoi nga afër në minutën e 32-të.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1.
I riu i Real Madridit, Arda Güler, realizoi një gjuajtje klasi nga distanca për të thyer sërish barazimin në minutën e 65-të.
Kerem Aktürkoğlu hyri nga pankina për të shtuar një tjetër gol në fund të ndeshjes, e cila u vulos me rezultatin final 3-1.