Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se është lajm i mirë për Kosovën që Kaja Kallas të jetë në pozitën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.
Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Kallas e njeh shumë mirë rrezikun që paraqet Rusia për Evropën.
“Kaja Kallas në pozitën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së është lajm i mirë edhe për Kosovën edhe për Ballkanin Perëndimor. Duke qenë Kryeministre e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë e kupton më së miri rrezikun që paraqet Rusia për Evropën dhe në të njejtën kohë rrezikun që Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë, paraqesin për Ballkanin”, tha Bajqinovci.