Kampionët e Kosovës bëjnë paraqitje dinjitoze dhe marrin një barazim ndaj atyre të Rumanisë.
Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja u ndal vetëm në kohën shtesë nga goli i rumunëve qe barazuan në minutën e 92 duke ngrirë buzëqeshjen e skuadrës nga Suhareka për 25 minuta në avantazh me golin e Thaçit.
Ndeshje shumë e luftuar në Prishtinë ku ekipi kosovar mbrojti mirë gjatë 45 minutave të para dhe madje gjeti rrugën e rrjetës dhe mund të kishte shënuar edhe të dytin me Krasniqin.
Barazimin e rumunëve e sigloi Yuri Matis që shtangu dhe fiku ëndrrën e Ballkanit qe gjithsesi starton në mënyrën e duhur fazën e grupeve të Conference League.