Kreu i partisë ’Serbia e Bashkuar’, Dragan Markoviq Palma, tha sot se udhëheqësit e Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev dhe Edi Rama, “meritojnë Çmimin Nobel për Paqe” për nismën “Ballkani i Hapur”, transmeton Kosova Post.
Markoviç vlerësoi se ishte “marrëveshja më e rëndësishme në 70 vitet e fundit”, e cila, siç deklaroi ai, siguron paqen në Ballkan.
“Aty ku ekonomia është e lidhur, nuk ka luftë. Marrëveshja “Ballkani i Hapur” sot siguron lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, por mbi të gjitha siguron paqe rajon, me theks paqe midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri shqiptarë Edi Rama dhe ai maqedonas Zoran Zaev meritojnë Çmimin Nobel për Paqe ”, deklaroi presidenti partisë ”Serbia e Bashkuar”, njoftojnë nga kjo parti,shkruan Danas. Markoviq, thotë se Prishtina e Sarajeva duhet t’i bashkohen nismës.
“Ai që është kundër asaj marrëveshjeje nuk është për paqe dhe bashkëpunim. Kurti dhe Izetbegoviq janë të lidhur për të kaluarën, ende jetojnë në shekujt e kalua. Lufta në ish -Jugosllavi përfundoi 30 vjet më parë dhe ne nuk duhet të harrojmë atë që ndodhi, por duhet të shohim se si të bashkëpunojmë,” tha Markoviq./Kosova Post/ shkruan