Banka Ekonomike, ku shumicën e aksioneve e ka ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe familjarët e tij, e ka përmbyllur vitin 2021 me mbi 7.2 milionë euro fitime të pastra.
Bazuar në raportet financiare, Banka Ekonomike është banka e shtatë me fitime milionëshe të realizuara gjatë vitit të kaluar në Kosovë. Gjatë vitit 2020 fitimet e pastra të Bankës Ekonomike ishin mbi 4 milionë euro, apo rreth 3.2 milionë euro më pak se vitin e kaluar (2021).