Download WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Barcelona rikthehet të interesohet për shërbimet e Marcos Alonsos, i cili aktualisht aktivizohet te Chelsea.
Katalanasit kanë kohë qe e kërkojnë mbrojtësin dhe një largimi i mundshëm i Junior Firpos gjatë merkatos së verës ka detyruar drejtuesit e klubit të marrin seriozisht në konsideratë afrimin e Alonsos, i cili me “blutë” e Londrës, ku bën pjesë që nga 2016, kur u transferua nga Fiorentina, ka fituar Premier League, Champions League, FA Cup dhe Europa League.
Duke qenë i plotësuar në Angli, 30-vjeçari mund të pranojë ofertën për t’u transferuar në LaLiga. Ndërkohë për Junior Firpon janë në garë Leeds United, Milani, West Hami dhe Southamptoni.
Roma vazhdon të punojë intensivisht në këtë merkato vere. Verdhekutë kërkojnë t’i dhurojnë trajnerit Jose Mourinho përforcime, në mënyrë që portugezi të ndërtojë një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit Italian synojnë të blindojnë repartin e prapavijës, duke piketuar mbrojtësin e qendrës së Lille, Sven Botman. Për kartonin e futbollistit klubi francez kërkon rreth 25 milionë euro, por italianët nuk do ta kenë të lehtë të arrijnë te holandezi, pasi më parë duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Manchester United dhe Tottenhamit, që interesohen për lojtarin.
Jean-Clair Todibo do të vazhdojë të qëndrojë në kampionatin francez. Mbrojtësi me performancën e tij ka bindur drejtuesit e Nice të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare nga Barcelona. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe për kartonin e 21-vjeçarit francezët do të derdhin në arkat e “blaugranave” 8.5 milionë euro plus 7 milionë të tjera, që do t’u kalojnë katalanasve në formë bonuesh si përqindje në rast se Nice vendos ta shesë futbollistin në të ardhmen.
Aleksander Kolarov, të cilit i përfundon kontrata me Interin, mund të qëndrojë në Serinë A, por këtë herë me fanellë tjetër. 35-vjeçari, duke filluar nga muaji korrik, do të jetë një lojtar i lirë pasi zikaltrit nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës. Për serbin interesohet Bologna, pasi mbrojtësi me përvojë është kërkuar nga trajneri i kuqebluve, Sinisa Mihajlovic, i cili e vlerëson shumë lojtarin. Pavarësisht interesimit të Bolognës, ajo çka mund të pengojë palët të arrijnë marrëveshjen është paga e lojtarit. Klubi emilian i ofron futbollistit 1.5 milionë euro, ndërsa Kolarov kërkon të paktën 2 milionë euro në sezon./SS