Që prej ardhjes së Allegrit tek skuadra e Juvenus, mbrojtësi holandez si duket më nuk është në plane të tij, shkruan KosovaPost.
Matthijs de Ligt, do të largohet nga skuadra e Juve që në mundësinë e parë, ku Mino Raiola nuk e përjashton transferimin e tij edhe në janar.
“Mino Raiola për hapin e ardhshëm Matthijs de Ligt: “Mendoj se të gjithë e dimë se cilat klube duhet të përmendim për Matthijs de Ligt si ‘hapi i ardhshëm’. Do të shohim këtë verë”, tha ai për NOS. Premier League? Mund të jetë edhe Barcelona, ose Real Madrid ose Paris Saint-Germain…”, tha Raiola.”, ka shkruar Fabrizio Romano në rrjetin e tij social, facebook.
Mbrojtësi 22 vjeçar nuk ka qenë i kënaqur që një kohë të gjatë tek skuadra nga Torino.