Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin për marrjen e gradës Gjenerallejtënant.
“Shumë urime komandant Bashkim Jashari avancimin në gradën Gjenerallejtënant. Lufta për Liri dhe Pavarësi, deri në sakrificën e fundit ishte ideali yt, axhallarëve tuaj, komandantëve legjendar Adem e Hamëz Jashari dhe gjithë Familjes suaj Heroike Jashari”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se detyra, nderi dhe Aatdheu ishin dhe janë maksima e udhëheqjes së Jasharit gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake.
Postimi i plotë:
Shumë urime Komandant Bashkim Jashari avancimin në gradën Gjenerallejtënant.
Lufta për Liri dhe Pavarësi, deri në sakrificën e fundit, ishte Ideali yt, Axhallarëve tuaj, Komandantëve Legjendar Adem e Hamëz Jashari dhe gjithë Familjes suaj Heroike Jashari.
Detyra, Nderi dhe Atdheu ishin dhe janë maksima e udhëheqjes suaj gjatë gjithë karrierës suaj ushtarake.
Bashkë do të rrugëtojmë në realizimin e Idealit dhe Amanetit të Dëshmorëve.
Bashkë do të punojmë në përmbushjen e vizionit tonë shtetëror dhe gjithë qytetarëve të vendit pa dallim; për ushtrinë tonë profesionale, të ndërveprueshme me ushtrinë aleate amerikane dhe forcave tjera të vendeve tona aleate.
Me një mendje e me një frymë, jemi bashkë që të realizojmë me sukses qëllimet tona të përbashkëta strategjike;
Forca të gatshme për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të vendit,
Forca të ndërveprueshme me forcat aleate për ofrimin e efektshëm të kontributit tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale,
Forca moderne për fuqizim të synimit tonë për anëtarësim në NATO
Urime Komandant i FSK- së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari e na priftë e mbara!