Policia në Gjakovë ka njoftuar ka arrestuar një burrë i cili ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, përcjell KosovaPost.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh. Po ashtu është bërë e ditur se para disa ditës, viktima ishte raportuar e zhdukur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç-Gjakovë 21.12.2021 – 08:30.Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ditë më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.