Zëvendës presidenti i Iranit, Mohsen Rezaee tha se për shkak të sanksioneve të SHBA-së e shesin naftën me rrugë ilegale dhe paratë që marrin në këmbim e sjellin fshehurazi në vend, transmeton Kosova Post.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA, thuhet se ndihmësi i presidentit iranian, Ebrahim Raisi, përgjegjës për çështjet ekonomike, Mohsen Rezaee ka bërë deklarata lidhur me rrugët për kapërcimin e sanksioneve të SHBA-së, transmeton AA.
“Administrata amerikane prej 3 vitesh pa asnjë “arsye ligjore” ka vendosur Iranin në bllokadë ekonomike”, tha Rezaee i cili shtoi: “Naftën e shesim me rrugë ilegale dhe dollarët që marrim në këmbim i sjellim fshehurazi në vend në mënyrë që të mos rritet kursi”.
Duke mbrojtur idenë se sanksionet e brendshme janë më të rrezikshme se ato të jashtmet, Rezaee theksoi se po punojnë për të hequr pengesat përpara sipërmarrësve dhe të rinjve.