Bekim Berisha e quan “Fitore të Pirros”, vënien e reciprocitetit për sa u përket targave me Serbinë, transmeton Kosova Post.
Në seancën e sotme parlamentare, deputeti nga radhët e Aaleancës për Ardhmërinë e Kososovës (AAK), Bekë Berisha, e ka cilësuar “Fitore të Pirros” çështjen e vënies së reciprocitetit për targa me Serbinë, nga ana e Republikës së Kosovës.
“Serbia ka dalë nga kjo situatë shumë mirë, sepse për një koncesion, nëse herën e parë ka marrë privilegje, për të njëjtin koncesion po merr privilegje të reja” – ka thënë ndër të tjera ai.
Mbi të gjitha, tash Kosova po kërcënohet nga jetësimi i idesë për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
“Kosova mund ta konsideroj “Fitore të Pirros” implementimin e marrëveshjes së 2015-të sepse e ka fjalën reciprocitet në të dhe kjo i duhet Albin Kurtit në zgjedhjet lokale. Kosova e ka fituar një përkrahje të vonshme dhe të butë nga Eskobar… “ – ka shtuar ai më tej, duke thënë se ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur me targat RKS, KM, PR, PZ etj.
Berisha humbësen më të madhe në këtë proces, e ka cilësuar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, pa fajin e saj, pasi ajo forca e saj është ekspozuar dhe tashmë i dihet tërë potenciali, e për më keq edhe për shkak që kauza për të cilën janë angazhuar, ka dështuar.
Seanca është duke vijuar me diskutime të tjera para rendit të ditës./KosovaPost/