Bërnabiq ku e shihni katastrofën humanitare?

Bërnabiq ku e shihni katastrofën humanitare?

Bërnabiq ku e shihni katastrofën humanitare?
“Ku të dhemb dhëmbi shkon gjuha” është një thënie e cila mjaft shumë po i përshtatet pozicionit të deklaruar të kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq lidhur me taksën 100 për qind të vendosur nga Kosova ndaj mallrave serbe.

Nga: Myzejene Selmani

Ajo thotë se këto taksa i kanë sjellë serbët në Kosovë buzë katastrofës humanitare. Por nuk sqaroi në çfarë kuptimi. Nëse produktet serbe u janë shpërndarë deri më tani pa pagesë është çështje tjetër. Por duket se më shumë ajo brengoset për humbjen e tregut të vetëm në të cilën ka të garantuar mbi 400 milion euro qarkullim në vit. Serbia nuk ka ndonjë treg në vendet e rajonit sikurse në Kosovë. Brenda gjashtë muajve me këto taksa do të shihen pasojat e ekonomisë serbe. Bërnabiq jo që e kupton se çfarë është katastrofa humanitare por një pyetje që duhet tia shtrojë vetes është:

A ka ndonjë vend në botë që vazhdimisht sulmon ndonjë vend me gjithë arsenalin politik, diplomatik dhe mund të zhvillojë marrëdhënie ekonomike? A ka marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që kjo e fundit të mos ketë të drejtën e reprocitetit?. Sa produkte eksporton Serbia në Kosovë e të cilat nuk janë të prodhuara fare në Serbi por vetëm të ambalazhuara e të cilat kalojnë pa ndonjë verifikim?

Si do ti përgjigjet Bërnabiq mediave të afërta me pushtetin e saj të cilat ditëve të fundit thirrin në bojkotimin e produkteve kroate nga “Atlantic grupi” të cilat realizojnë sipas tyre profit të lartë e më të cilat para sigurohen pensionet e veteranëve kroat dhe ushtrisë kroate?.

Pa ja bërë avokatin Kroacisë, por për shkak të parimit, çfarë do të thoshte Bërnabiq sikur ti shtrohej kjo pyetje apo thirrje për bojkotin e produkteve serbe me arsyetimin se një pjesë e madhe e atyre mjeteve po i adresojnë në ofensivë diplomatike kundër Kosovës dhe projekteve filmike të cilat pasqyrojnë Kosovën si më se keqi. A e di Bërnabiq se BE ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ajo eksporton edhe derivate të naftës ruse në Kosovë?.

Për kë kjo paraqet kastrof humanitare? Qeveria e Kosovës nuk ka ndalë asnjë pagesë për punonjësit civil serb të administratës së Kosovës, asnjë ndihmë, asnjë financim. Vetëm në rast të tillë mund të konsiderohet katastrofë humanitare siç ka vepruar regjimi i Slobodan Milosheviqit në vitet ’90 ndaj qytetarëve të Kosovës.