Klinika e Pediatrisë dhe ajo e Gjinekologjisë janë liruar, aty nuk do të trajtohen më pacientët me COVID.
Sipas Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë asnjë pacientë Covid-19.
ShSKUK u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-COVID dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.