Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do t’i japin Ukrainës një ndihmë shtesë prej 1.3 miliardë dollarësh, nga të cilat 800 milionë dollarë për mbrojtjen dhe 500 milionë dollarë për ekonominë, përcjell Kosova Post.
Presidenti amerikan Joe Biden bëri deklarata të jashtëzakonshme në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.
Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën.
NDIHMË PËR UKRAINËN
Ne do t’i ofrojmë Ukrainës një ndihmë shtesë prej 1.3 miliardë dollarësh, nga të cilat 800 milionë dollarë për mbrojtjen dhe 500 milionë dollarë për ekonominë. SHBA do të dërgojë armë direkt në “frontin e lirisë”. Ndihma ushtarake për Ukrainën do të përfshijë armë të rënda, municione dhe dronë.
“Ne duhet të përshpejtojmë dhe forcojmë paketën tonë të ndihmës për Ukrainën. Unë do të paraqes një paketë shtesë mbështetjeje në Kongres. Shpresa dhe pritshmëria ime është që anëtarët e Kongresit të marrin vendime shpejt”, tha Biden.
SANKSIONET MBI RUSINË
Anijet me flamur rus nuk do të mund të hyjnë në portet tona.
Ukrainasit kanë paguar një çmim të madh për sulmet ruse. Ukrainasit do të mund të vijnë direkt nga Evropa për të kërkuar strehim në SHBA.
Nuk ka asnjë provë që Mariupoli ra plotësisht. Korridoret humanitare duhet të hapen në Mariupol dhe civilët të dërgohen në vende të sigurta. Putini duhet të lejojë hapjen e një korridori humanitar nga Mariupol, tha Presidenti amerikan Joe Biden./KosovaPost/.