Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar urdhërin ekzekutiv nëpërmejt të cilit do të indetifikohen dhe ribashkohen qindra familje që u ndanë në kufirin SHBA-Meksikë nga administrata Trump dhe vazhdojnë të mbeten larg njëri tjetrit.
Ky urdhër parashikon krijimin e një task- force e cila t`i shërbeje këtij synimi, duke përmbysur kështu strategjinë e tolerancës zëri të paraardhësit.
“Ne do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të administratës së mëparshme që me plot gojën, jo në mënyrë figurative, rrëmbeu fëmijët nga krahët e familjeve të tyre”- tha Biden.
Mbështetësit e imigracionit i kanë kërkuar administratës së re demokrate që të lëvizë shpejt, por ndihmësit e Biden thonë se u duhet kohë për të zbardhur shtresat e shumta kufizuese për imigracionin të vëna në zbatim gjatë administratës Trump dhe për të krijuar sisteme të favorshme për migrantët.
“Kjo nuk do të ndodhë brenda natës,” u shpreh sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Urdhrat ekzekutivë të Biden sakaq nuk trajtojnë çështjen e shfuqizimit të një urdhri të firmosur gjatë periudhës së pandemisë nën administratën Trump, i njohur si “Mandati 42”.oranews.