Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Miller, ka thënë se Uashingtoni dënon sulmet kibernetike të kryera nga inteligjenca ushtarake ruse.
Me këtë rast ai ka shprehur mbështetje për Gjermaninë, Çekinë, Lituaninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Suedinë, të cilat janë cak i këtyre sulmeve, transmeton KlanKosova.tv.
“Ne i bashkohemi NATO-s dhe BE-së në përpjekjet për të kundërshtuar aktivitete të tilla dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës”, ka shkruar Miller.