Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, bashkë me homologun e tij turk, Faruk Kaymakçı, i kanë drejtuar konsultimet e para politike mes ministrive të Kosovës dhe Turqisë, përcjell KosovaPost.
Ahmeti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ata sot patën një takim në frymë pozitive.
“U trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale, si dhe trajtimi i procesit integrues të të dyja vendeve në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sot në Ankara, së bashku me homologun tim, z. Kaymakçı, drejtuam Konsultimet e para Politike në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.
Takimi u realizua në një frymë pozitive ku u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale, si dhe trajtimi i procesit integrues të të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.