Sot, Kuvendi e Republikës së Kosovës po zhvillon seancë plenare ku po debatohet çmimi i energjisë, transmeton Kosova Post.
Teksa kanë debatur përkitazi me temën në fjalë, zëvendësshefi i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës se janë duke gënjyer rreth deklaratave të tyre sa i përket rritjes së energjisë elektrike.
Ai ,në fjalimin e tij gjatë ditës së sotme, i është drejtuar shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit, se po manipulon me shifrat që ka përmendur në fjalimin e tij për rritjen e çmimit të rrymës.
“Kur e përdorë një numër e nuk e di për çfarë po e përdor, mundesh me përdorë sa të duash kualitetin e të dhanës nuk e përmirëson, me u mundu me ta vizatu zotri Besnik Tahiri”.
“Çmimi prej 14 cent aplikohet vetëm për ata që konsumojnë më shumë se 600, nuk është rritur tarifa mos manipulo, u mytëm tu u thanë mos rreni dhe prapë dilni, po rreni”,ka thënë Bislimi.