Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi nëpërmjet një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin e tij për lobimin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se beteja me Serbinë fitohet vetëm në “Capitol Hill” përmes ligës qytetarë shqiptaro-amerikane, shkruan lajmi.net.
Bislimi në postimin e tij në Facebook ka thënë se ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq ka publikuar një letër të 16 anëtarëve të kongresit të SHBA-ve, dërguar presidentit Biden në përkrahje të Serbisë.
“Por, ky është lobimi serb. Ky është rezultat direkt i angazhimit të Beogradit zyrtar që derdhë miliona dollarë në Washington për të përvetësuar sa më shumë përkrahje aty ku fitohet ose humbet beteja historike politike e Serbisë ndaj Kosovës – në Capitol Hill. Serbët e kanë kuptuar fare mirë se ata humbën krejt betejat në Ballkan kur shqiptarët fituan përkrahjen më të madhe në Capitol Hill. Realisht, edhe vet kasapi i Ballkanit, Milosheviq, në paraqitjen e tij në Hagë, e kishte pranuar me gojë të vetë se ai ishte aty në burg dhe se Kosova kishte fituar kundër Serbisë pikërisht për shkak të angazhimit të lobit shqiptaro-amerikan, “përkatësisht Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Kongresisti i mirënjohur Joseph DioGuardi, që suksesshëm arriti ta bind Kongresin e SHBA-ve dhe opinionin e gjerë publik për të përkrahur shqiptarët etnik të Kosovës, duke satanizuar serbët.” Ky është citat fjalë për fjalë nga vet kasapi i Ballkanit para gjyqit të Hagës në vitin 2002.”, shkruan Bislimi.
Postimi i plotë: