Bob Geldof do të rikthejë dekoratën që ndan me Suu Kyi

Bob Geldof do të rikthejë dekoratën që ndan me Suu Kyi

Këngëtari irlandez, Bob Geldof, ka njoftuar se do të rikthejë çmimin e “Dekoratës së Lirisë së Dublinit” me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë të njëjtin çmim me ministren e jashtme dhe drejtuesen e shtetit të Mianmarit, Aung San Suu Kyi.

Në lidhje me Aung San Suu Kyi, në një deklaratë me shkrim Geldof është shprehur se “Lidhja e saj me qytetin tonë na turpëron të gjithëve. Ne nuk duhet të kemi asnjë punë me atë. Ne atë e kemi nderuar, ndërsa ajo na turpëron.”

Pasi ka bërë të ditur se do të rikthejë çmimin e “Dekoratës së Lirisë së Dublinit” i cili i është dhënë edhe Aung San Suu Kyi, këngëtari Geldof ka bërë vlerësimin se “Nuk dëshiroj aspak të kem lidhje me një person që ka lënë muslimanët e Arakanit të përballen me spastrim etnik.”, shkruan aa. Ndër të tjera Geldof ka shtuar se ai mund ta pranojë përsëri këtë dekoratë nëse Këshilli i Bashkisë së Dublinit ia anulon dekoratën Suu Kyi.

Edhe Këshilli i Bashkisë së Oxfordit muajin e kaluar kishte vendosur t’ia rimerrte “Dekoratën e Lirisë Oxford”, dhënë Aung San Suu Kyi. Gjithashtu edhe portreti i Suu Kyi që ekspozohej në Universitetin Oxford ku ajo ka qenë studente gjatë viteve 1964-1967 u vendos në depo pasi u hoq nga vendi ku ekspozohej.

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Shumica e afërsisht 2 milionë muslimanëve të Arakanit të cilët që prej vitit 1970 përballen me sulme sistematike etnike në Mianmar janë strehuar në vendet fqinje./Kosovapost/

You may also like

Analisti i njohur tallet keq me PDK-në

Analisiti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me Partinë