Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës së tij në Beograd ka mbajtur një fjalim ku foli për bombardimin e Beogradit nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë fjalim, Sarrazin çoi mesazhin që duhet të ndodhë përballja me të kaluarën me nder për ta ndërtuar të ardhmen.
“83 vjet më parë më 6 prill 1941 Beogradi u sulmua nga Gjermania naziste. Bombardimet shkatërruan Bibliotekën Kombëtare, duke fshirë thesare të paçmueshme kulturore serbe. Ne duhet ta përballemi me të kaluarën tonë me ndershmëri për të ndërtuar një të ardhme drejtësie, pajtimi dhe mirëkuptimi reciprok”, ka thënë Sarrazin.
83 years ago on 6th April 1941 #Belgrade was attacked by Nazi-Germany. The bombing destroyed the National Library, erasing invaluable 🇷🇸 cultural treasures. We must confront our past with honesty to build a future of justice, reconciliation & mutual understanding 👇 pic.twitter.com/lD2jk48iI6
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) April 6, 2024