Temperaturat në vendin tonë po shënojnë ulje dhe ngritje, pavarësisht kohës që gjendemi në stinën e dimrit, dielli këto ditë po na befason. Megjithatë, secili nga ne po mundohemi t’i shijojmë këto rreze dielli duke e ditur faktin se jemi në dimër dhe gjithçka mund të ndryshojë në orë, raporton KosovaPost.
Sidoqoftë, në shtete të tjera si në ShBA dhe Kinë, moti i lig ka marrë përmasa të mëdha, derisa bora ka bllokuar rrugët, ndërsa fatkeqësisht ka edhe persona të cilët kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulta.
Megjithësë, moti i mirë po vijon këto ditë, madje edhe sot (e hënë). Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se për 5 ditët e ardhme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse nata do jetë më e ftohtë.
Ndërsa, sa i përket borës që ka përfshirë ShBA-në dhe Kinën, a parashihet një borë e madhe sikur atje, KosovaPost ka kontaktuar me meteorologun Besim Aliu, i cili tha: “Jo jemi larg nga SHBA, nuk ka lidhje ajo situatë me Evropën, e aq me pak me Ballkanin Perëndimorë”./KosovaPost/