Në një bisedë me ministrin e jashtëm të Bjellorusisë Vladimir Makey, përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se BE duhet të mbrojë situatën dhe qasjen humanitare në kufirin me Bashkimin Europian.
Në veçanti, Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit theksoi: “Kam folur me ministrin e Jashtëm të Bjellorusisë Makey rreth krizës humanitare në kufirin e BE-së. Situata aktuale është e papranueshme dhe duhet të marrë fund. “Njerëzit nuk duhet të përdoren si armë”, tha ai.
Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, ndodhen në kampe në kufirin BE-Bjellorusi, në një krizë për të cilën Brukseli fajëson regjimin e Aleksandër Lukashenkos. Borrell tha më herët se Brukseli do të zgjerojë sanksionet e tij të hënën për këdo që “merr pjesë në trafikimin e emigrantëve” në Bjellorusi, duke përfshirë linjat ajrore, agjencitë e udhëtimit dhe zyrtarët.
Sipas deklaratës, Makey e informoi Borrell-in për “hapat e ndërmarra nga Bjellorusia për të reduktuar fluksin e emigrantëve nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme”. Dyshja diskutuan gjithashtu punën me organizatat e udhëhequra nga OKB-ja për marrjen e ndihmës për qindra emigrantë në kufi, tha Minsk.
Dhjetëra emigrantë janë arrestuar pasi kaluan kufirin, tha Varshava të dielën. Autoritetet polake kanë krijuar një zonë emergjence në kufi. Vendet perëndimore nga ana tjetër kanë akuzuar regjimin e Lukashenkos për orkestrimin e krizës.
Minsk i ka mohuar akuzat dhe ka fajësuar Perëndimin./abcnews.al