Bashkimi Evropian dhe Kina duhet të vazhdojnë të adresojnë një numër çështjesh pavarësisht dallimeve, i tha Përfaqësuesi i Lartë i BE -së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë Joseph Borrell homologut kinez Wang Jiu gjatë një takimi me video,transmeton Kosova Post.
“Përfaqësuesi i Lartë vuri në dukje se BE dhe Kina duhet të vazhdojnë të punojnë intensivisht në një varg çështjesh të rëndësishme, megjithëse mosmarrëveshjet mbeten”, thuhet në deklaratën e BE-Së, duke shtuar se Borrell theksoi natyrën gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese të strategjisë Indo-Paqësore të Evropës, raporton Reuters.
Ndryshe, BE -ja ka mbajtur një qëndrim më të butë ndaj Kinës, një nga partnerët e saj më të rëndësishëm tregtarë, që kur Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje të re sigurie (AUKUS) me Britaninë dhe Australinë, e cila mendohet se është krijuar për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës në Paqësor.sh.o./Kosova Post/