Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin për marrjen e detyrës.
Me anë të një postimi në Twitter, Borrell gjithashtu ia kujton Kurtit edhe procesin e dialogut.
“BE mbështet plotësisht axhendën e reformave dhe trajtimin e # COVID19”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Urime Kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë Dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE mbështet plotësisht axhendën e reformave dhe trajtimin e # COVID19.
Congratulations to new #Kosovo Prime Minister @albinkurti. Look forward to working together to bring the Belgrade-Pristina Dialogue to a succesfull close. This is crucial for #Europeanpath. EU fully supports reform agenda and tackling #COVID19.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 23, 2021