Kanë përfunduar takimet bilaterale të Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Tani pritet konfirmimi për takimin e përbashkët.
Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.