Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj ka vizituar vende nga ku para 22 vjetësh filloi e u shpërnda fryma për liri.
Tutje shkruan Brahimaj në Facebook se tani po shpërndahet mbështetja për Ramush Haradianjn president.
“Gllogjani, Shaptej, Irziniqi, Ratishi i Ulët e Ratishi Epërm kanë vendosur t’i qëndrojnë besnik ashtu siç i qëndruan në ditë të vështira, e kishin komandant gjatë luftës e do ta bëjnë komandant suprem të Ushtrisë së Kosovës më votën e tyre“, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
Mbrëmë vizitova vendet nga ku u shpërnda zjarri i lirisë para 22 viteve, sot po shpërndahet më të madhe mbështetja për komandatin e tyre, presidentin e ardhshëm Ramush Haradinaj.
Gllogjani, Shaptej, Irziniqi, Ratishi i Ulët e Ratishi Epërm kanë vendosur t’i qëndrojnë besnik ashtu siç i qëndruan në ditë të vështira, e kishin komandant gjatë luftës e do ta bëjnë komandant suprem të Ushtrisë së Kosovës më votën e tyre.
#AAK135
#RamushHaradinaj1
#LahiBrahimaj22