Përplasje shpërthyen në vende të ndryshme në përgjigje të arrestimeve nga forcat e Izraelit, sipas medias izraelite, transmeton Kosova Post.
Të paktën katër palestinezë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve që shpërthyen pas disa arrestimeve nga forcat izraelite në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, shkruan AA.
Sipas një raporti të së përditshmes izraelite Haaretz, të shtëna me armë u shkëmbyen në pesë vende të ndryshme në Bregun Perëndimor në zonat Burqin, Jenin, Qabatiya, Kafr Dan dhe Kafr Bidu.
Gazeta gjithashtu vuri në dukje se forcat izraelite kanë filluar të përgatiten kundër sulmeve raketore hakmarrëse nga Gaza në shenjë proteste për vdekjen e palestinezëve.
Palestinezët e vdekur thuhet se ishin anëtarë të grupit të rezistencës së Hamasit, megjithëse autoritetet palestineze ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë çështje.