Një shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër ka rënë rreth orës 17:00 në Prishtinë dhe rajonin përreth.
Breshëri i madh ka shkaktuar mjaft dëme në bujqësi por edhe në automjete që kanë rastisur të jenë jashtë.
Reshjeve të shiut dhe breshrit i parapriu një valë e madhe e të nxehtit.
Edhe sipas parashikimit të motit, pritej që sot dita të ishte me diell, e nxehtë dhe me disa vranësira të cilat, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e pasdites, do të shoqëroheshin me reshje shiu e shkarkime rrufeshë.