Pasditja e kësaj të enjte u shoqërua me shi e breshër në shumë qytete të vendit, shkruan KosovaPost.
Ndryshimin e motit e ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometerologjik i vendit.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.