Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar edhe më shumë sanksione për Ukrainën.
Ai sot ka folur me kryeministrin holandez të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin.
Johnson nëpërmjet një postimi në Twitter thotë se ka folur me të për përjashtimin e Rusisë nga SWIFT.
“Këtë pasdite fola me @markrutte për ta falënderuar atë për bashkëpunimin e fortë në sigurimin e një furnizimi me ndihmë mbrojtëse për Ukrainën. Ne diskutuam për SWIFT dhe nevojën për veprim urgjent për të përjashtuar Rusinë. Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda janë të bashkuara në dënimin tonë të sulmit të Putinit ndaj Ukrainës”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Britania e Madhe ka qenë ndër shtetet kryesore që ka vendosur sanksione të fuqishme ndaj Rusisë pas agresionit të kësaj të fundit mbi Ukrainën. /Lajmi.net/