Atasheu i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën Britanike në Prishtinë, ka vlerësuar punën që po bën Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) në trajnimin e ushtarëve të Ukrainës.
“Jemi krenarë që kemi lehtësuar zbarkimin e trupave të FSK-së në operacionin e Britanisë së Madhe INTERFLEX për të stërvitur trupat e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës”.
“Përkushtimi juaj forcon lidhjet tona, tregon përkushtimin tuaj për sigurinë euroatlantike dhe ndihmon përpjekjet tona kolektive për të mbështetur Ukrainën”, u tha në profilin zyrtar në X të Atasheut të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën Britanike në Prishtinë.g.e.