Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu njihet ndër vite si tifoz i madh i Chelseat të Anglisë.
Por, Spahiu ka vendosur të heq dorë nga tifozeria e skuadrës londineze deri sa rusi Abramovich të jetë pronar i skuadrës.
Këtë vendim e ka marrur si frustrim ndaj agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Bufi” ka thënë se nga sot e tutje do bëj tifo për Dritën dhe Barcelonën.
”Ka dy tri dite qe po mendoj cka kisha mujte une me dhan kontribut per me dobesu Rusine, e me u bashku jo me Ukrainen por me boten perendimore ku besoj se une dhe idete e frymezimet e mija shkojne e vijne.
Kurgjo nuk po me bjen ne mend.
Tash mu kujtu nje sen, pak para se me ra me fjet.
Nga sot une nuk jam ma tifoz i Chelsea, deri sa rusi Abramovich eshte pronar i klubit.
Kaq mundem, kaq po beje. Deri atehere Forca Barça, Forca Drita”, shkruan Spahiu në Facebook./INS/