Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Bulliqi synon të marrë udhëheqjen e e Podujevës për të dytin mandat.
Në balotazh, Bulliqi është duke kandiduar me Ekrem Hysenin e LDK-së.
Deri më tani, sipas KQZ-së, dalja e llapjanëve në zgjedhje ka qenë 8.80%.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.